Të mërkurën kryeministri Haradinaj “rrëfehet” para ligjvënësve

Ai u tha ministrave që t’ua hedh një sy raporteve në mënyrë që prezantimi të bëhet më efikas.

“Të mërkurën që vjen janë 100 ditët e Qeverisë sonë do te prezantojmë një raport me punët më të mëdha të kryera. Iu kisha lut hidhnja një sy shihni a po e gjeni veten a jeni ju ata. Ky raportim është hera e parë që ndodh i këtillë. Veprime të 100 ditëshit që nga zyra e kryeministrit. E kemi nderin t’ia prezantojmë popullit Parlamentit të mërkurën e javës që vjen. Duhet ta dërgojmë këtë raport në shtyp këtë raport të ia prezantoi deputetët, presidentit, kryeparlamentarit dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Haradinaj.

Qeveria po ashtu në mbledhjen e mbajtur ka ndarë mjete në vlerë prej 30 mijë euro për rehabilitimin e familjarëve të personave të zhdukur.

Qeveria po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes me Turqinë për bashkëpunim financiar ushtarak dhe protokollin e saj implementues.

Në këtë mbledhje Qeveria miratoi Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani tha se ky projektligj është në harmoni me aktet ligjore të Bashkimit Europian në këtë fushë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi