Të hënën studentët protestojnë kundër politizimit të arsimit në Kosovë

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP), për datën 5 mars ka thirrë protestë studentore si reagim ndaj politizimit të arsmit në Kosovë.

Nxitja për një protestë të tillë ka ardhur pas zhvillimeve të fundit, apo më saktësisht përjashtimin e Kosovës nga EQAR (Komiteti i Regjistrit për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë).

Njoftimi i plotë i Oraganizatës Paqja Studentore:

Protestë kundër politizimit të arsimit në Kosovë

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është përjashtuar të martën nga EQAR (Komiteti i Regjistrit për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë) për shkak të ndërhyrjeve politike në arsim. Pasojat e këtij përjashtimi janë goditje e madhe e madhe për studentët e arsimit të lartë në Kosovë. Diploma e tyre nuk do të njihet në shtetet e Bashkimit Evropian dhe ata do ta humbin të drejtën e studimit nëpër këto shtete. Shumë prej studentëve nga Universiteti i Prishtinës dhe universitete tjera i vazhdojnë studimet në universitetet prestigjoze të Evropës, e që kjo mundësi tani është në pikëpyetje.

Veprimet politike dhe korruptive të qeverive në zgjedhjen e bordeve nëpër institucione ka bërë që gjendja e arsimit në Kosovë të jetë e mjerueshme. Për këtë arsye “PAQJA STUDENTORE e Universitetit të Prishtinës” ka organizuar të hënën protestë për të thirrur në depolitizimin e arsimit në Kosovë.

Protesta mbahet ditën e hënë (5 mars 2018) nga ora 11:00, para Qeverisë së Kosovës.

Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Universitetit e Prishtinës të na bashkangjiten në protestën tonë paqësore, për t’i mbrojtur interesat tona themelore./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi