Të hënën fillon “Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi”

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Kosovës dhe Turqisë, të hënën fillon Java e Shëndetësisë “Kosovë-Turqi 2019”.

Hapja e këtij bashkëpunimi tashmë tradicional midis dy shteteve do të bëhet të hënën ku të pranishëm pritet të jenë ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, krerët e SHSKUK-së, ekspertë të fushave të mjekësisë nga Turqia si dhe kolegët e tyre nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Gjatë Javës së Shëndetësisë Kosovë-Turqi që do të zgjasë prej 17-23 qershor ekspertë të fushave të ndryshme të mjekësisë nga Turqia, në bashkëpunim, me mjekët nga Kosova do të kryejnë intervenime mjekësore në institucionet që janë pjesë e SHSKUK-së, ndërsa në mesjavë, për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë, Emine Alp Meşe me ç’rast dy ministritë respective të Shëndetësisë do të nënshkruajnë Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi