SHQIPERIA

“Të gjithë moralizojnë kur ka aksidente rrugore”, por… mesazhi i policisë

Spread the love

 

Policia e Tiranës ka postuar pamjet në faqen e saj në Facebook, ku sheshi “Nënë Tereza” në orët e vona të natës kthehet në pistë garash. Por policia thotë se sa herë ka aksidente rrugore të gjithë moralizojnë, por në rrugë harrojnë dhe në fundjavë ka garë dhe alkool.

“Nuk ka shpjegim dhe aq me teper kuptim, se si shum te rinj dhe te reja edhe pas sensibilizimeve te njepasnjeshme apo kontrolleve te panderprera nga Policia Rrugore, edhe pse ne media apo rrjete sociale lexojne e shikojne ngjarje rrugore me pasoja fatale, shumica e te cilave jane per shkak te vetebesimit te tepruar dhe neglizhences gjate drejtimit te mjetit, perseri nuk hezitojne qe investimin e prinderve te tyre ne mjete motorrike, ta kthejne ne nje “arme vrasese” me rrota qe pret te shtype te pafajshmin e radhes”, thuhet në mesazhin e policisë.

Vetem në dy orë monitorim me agjentë civile, u konstatuan dhe u ndeshkuan 10 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie vecanerisht ne qendrat e banuara dhe gara me shpejtesi, 3 drejtues mjetesh per zhurma shqetesuese nepermjet sistemit te shkarkimit te gazrave, u pezulluan 10 leje drejtimi per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit.

Ndërkohë u terhoqen 12 leje drejtimi per shpejtesi tej normave te lejuara matur me radar ne rrugen Interurbane kryesore Tirane-Durres dhe u proceduan 7 drejtues mjetesh per xhama te erret, 5 drejtues mjetesh u arrestuan nga te cilet 3 per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 2 te papajisur me leje drejtimi. Si dhe u shoqeruan 8 automjete me targa rregjistrimi te nje shteti tjeter me qellim verifikimin e tyre nga strukturat e tjera policore prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

“Eshte e pafalshme per kedo qe konstaton shkelje te tilla ne vende te populluara dhe pret nje reagim vetem nga policia, eshte koha qe te gjithe tu tregojne vendin atyre qe cenojne sigurine e jetes me te gjitha format e mundshme sociale dhe ligjore”, thotë më tej mesazhi.

Top Channel

Related posts

Financieri i Habilajve lë qelinë, Gjykata e Katanias ndryshon masën e sigurisë

dritatv

Atentati në Durrës, ndërron jetë edhe i plagosuri Caci

dritatv

“Buenos Aires 2018”, Meta i dorëzon flamurin ekipit shqiptar

dritatv

Leave a Comment