Të gjithë mendojnë se është nga Holanda, por tulipani vjen nga oborret e Sulltanit!

Nëse dikush ju pyet se prej nga vjen tulipani, përgjigjja është pothuajse e sigurtë: Ju do të thoni ‘Holanda’. Dhe kjo është deri diku e saktë. Holanda është e njohur për fushat e saj të bukura të luleve që i japin ngjyrën peizazhit tipik holandez.

Lulja më e njohur holandeze është tulipani. Sot, ju mund të shijoni fusha të gjera të tulipanëve, si dhe lule tjera në disa zona në Holandë.

Holanda është e njohur për eksportin më të madh të luleve në botë. Nëse keni shkuar ndonjëherë në Holandë, atë që nuk duhet humbur është një shëtitje me biçikletë përrreth fushave të tulipanëve. Sigurisht, ka disa kënde ku ipen bicikleta me qira për cmime të ulëta.

Origjina e tulipaneve – nga perandoria osmane në Evropë

Tulipanët u importuan në Holandë në shekullin e 16 nga Oghier Ghislain de Busbecq, një ambasador i perandorit Ferdinand I që këshillonte Sulltan Sulejmanin.

De Busbecq ishte i habitur me lulet shumë të sofistikuara që po rriteshin në oborrin mbretëror në Stamboll. Ai dërgoi disa fara të tyre në Carolus Clusius në Pragë, e të cilat përfundimisht i morri përsipër kopshti botanik në Leiden, duke siguruar shpërndarjen e gjerë të tulipanëve në Evropë.

Tulipanët fillimisht ishin lule të egra nga Azia Qendrore, nga malet Hindu në Kazakistan, por më pas u kultivuan dhe u zbutën.

Ne shohim tulipanët për herë të parë në veprat e artit të Selxhukëve. Në shekullin e 12-të, tulipanët u përfshinë në motive murale, dhe kultura tulipane erdhi bashkë me turqit në Anadoll.

Kur Konstandinopoja u riemërua si Stamboll, pas pushtimit osman, Sulltan Mehmet II urdhëroi që tulipanët të mbilleshin në parqe dhe kopshte të reja. Sulltani vetë ishte një kopshtar i prirur. Në kohën e tij të lirë, ai punoi në kopshtet e Pallatit Topkapi.

Sulltan Sulejmani e vendosi dashurinë për tulipanët në një nivel tjetër. Profesionalizoi mbjelljen dhe përdorimin e tulipanëve në Stamboll dhe kjo lule u bë më popullore se trëndafili.

Në foto, më poshtë, shihet Sulltan Sulejmani me një tulipan në duart e tij. Suleiman ishte gjithashtu një poet i madh dhe përmendi disa herë tulipanët në poezitë e tij. Emri i tij poetik ishte “Muhibbi”.

Tulipanët në artin islamik – Një lule poetike në fjalët e Rumit

Tulipani gjithashtu ka një vend të veçantë në kulturën Sufiste. Rumi, Sufi i madh anatolian, e përmendi tulipin në poezitë e tij.

Popullariteti i tulipanit në artin islamik ka shumë të bëjë me formën e luleve. “Lale” si njihet kjo lule në arabisht, madje është emër i shpeshtë në kulturën turke.

Dhe kështu, mbjellja e tulipanëve në kopshte u bë në modë gjatë gjithë Perandorisë Osmane. Osmanët i kushtonin një vëmendje të madhe mjedisit, dhe nuk është për tu quditur pse tulipani u bë simboli kombëtar i osmanëve. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi