Të gjithë kundër Sarrit, tifozët e Çelsit bojkotojnë skuadrën

Aventura angleze e Mauricio Sarrit nuk po shkon siç trajneri e kishte parashikuar. Madje, atmosfera që e rrethon atë te Çelsi është shumë e keqe. Pas paraqitjeve zhgënjyese të skuadrës së tyre, tifozët e skuadrës londineze kanë humbur durimin, duke rritur ndjeshëm presionin ndaj klubit për të larguar teknikun nga pankina. Inisiativa e fundit e tyre është radikale siç zbulon “Daily Mail”.

C 29 Fotogallery 1024840 Imagegallery Imagegalleryitem 33 Image

Sipas të përditëshmes britanike, qindra prej tifozëve të Çelsit kanë vendosur të bojkotojnë ekipin dhe si pasojë kanë nxjerrë në shitje abonimet e tyre për tre ndeshjet e ardshme që Blutë e Londrës do të luajnë në “Stanford Bridge”. “Daily Mail” e mbështet shkrimin në numrin e së enjtes edhe në shifra. Ndeshja e ardhshme e Çelsit në shtëpi është ajo e 3 prillit kundër Brighton dhe 150 tifozë kanë vendosur të shesin abonimet.

Chelsea1

Por ky numër do të rritet ndjeshëm dëri në sfidën e 21 prillit kundër Burnley, ku 700 tifozë të abonuar nuk do të jenë në tribuna. E gjithë kjo situatë e krijuar rreth trajnerit nuk e ndihmon aspak Mauricio Sarrin, për të cilin duket diçka e pamundur që ai të rezistojë në pankinë deri në fund te sezonit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi