“Të gjithë e duam bashkimin me Luginën, por kemi Kushtetutën në bazë të së cilës ndërtojmë shtetin”

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se shteti i Kosovës e ka për detyrë të qëndrojë afër shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se shqiptarët atje janë populli më i diskriminuar në Europë.

“Shteti i Kosovës ka obligim që me qenë afër tyre, s’kemi me i lanë në stuhi, por  e kemi një Kushtetutë në bazë të se cilës e ndërtojmë krejt shtetin tonë”, ka thënë Veseli në një konferencë për media.

“Për aq sa kam fuqi dhe dije, do të luftojmë për shqiptarët, e posaçërisht për ata të Luginës”.

“S’ka njerëz që nuk duan ata të bashkohen me Luginën, por ky është realiteti historik. Do të punojmë për ta”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi