Të gjitha gënjeshtrat e politikanëve për vizat

Instituti Epik ka publikuar disa prej premtimeve kryesore të politikanëve kryesor në Kosovë rreth liberalizimit të vizave.

Liberalizimi i vizave ka mbetur çështje javësh që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të 2008-ës. Secili prej liderëve kosovarë, që nga ajo kohë kanë dhënë premtime se kur do të ndodhë liberalizimi, por këto premtime nuk janë realizuar asnjëherë. Instituti Epik ka sjellë premtimet e liderëve kosovarë dhe afatet kohore që kanë dhënë ata ndër vite për liberalizimin e vizave.

Instituti Epik ka publikuar premtimet e liderëve kosovarë dhe afatet që kanë dhënë për liberalizimin e vizave. Ky institute përgjegjësinë për mosliberalizimin e vizave gjatë vitit 2018 ia lë lidershipit politik të këtij koalicioni qeverisës, i cili ka dhënë premtime të papërgjegjshme dhe joreale.

Kjo është analiza e plotë e Institutit Epik:

Kush premtoi lëvizjen pa viza deri në fund të vitit 2018?

Kosova është duke hyrë në pjesën më të rëndësishme të vendimmarrjes që zhvillohet në kuadër të institucioneve të BE-së, lidhur me procesin e liberalizmit të vizave.

Siç kemi komunikuar si Instituti EPIK, kanë mbetur edhe 6 hapat deri në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Pjesa kritike e këtyre hapave është votimi i plotësim ndryshimit të Rregullores 539/2001 nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, bazuar në zhvillimet e kohës, EPIK pati komunikuar që nga muaji gusht se lëvizja e lirë për qytetarët tanë nuk mund bëhet këtë vit dhe njëkohësisht është argumentuar se skenari më pozitiv është që vendimmarrja për procesin e liberalizimit të vizave të përfundoj këtë vit, ndërsa qytetarët të lëvizin lirshëm në vitin 2019.

Së fundmi ky fakt u vërtetua edhe nga z. Peter Beyer, deputet gjerman nga CDU, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, dhe koordinator për Marrëdhëniet Transatlantike, në kuadër të MPJ-së gjermane.

Në ditët e fundit, zyrtarët e lartë të institucioneve kanë përdorur një gjuhë fajësuese dhe me elemente të urrejtjes etnike ndaj BE-së në rast mos-liberalizimit të vizave deri në fund të këtij viti.

Instituti EPIK i përcjellë me shqetësim këto deklaratat dhe rikujtojmë se asnjë përfaqësues i institucioneve të BE-së apo vendi anëtarë, asnjëherë, nuk ka dhënë afate kohore për liberalizimin e vizave. Janë vetë përfaqësuesit institucional të Kosovës të cilët kanë ofruar premtime të paqëndrueshme kohore për liberalizimin e vizave.

Prandaj, tendencat e udhëheqësve institucional për të hedhur fajin nga institucionet e BE-së janë të papranueshme.

Përgjegjësia për mos liberalizimin e vizave gjate vitit 2018 bie mbi lidershipin politik të këtij koalicioni qeverisës i cili ka dhënë premtime të papërgjegjshme dhe joreale./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi