Të dielën taksat e reja, tregtarët e vegjël kundër: Do rrënohemi

 

 

Nga 1 prilli barra e taksave për biznesin do të rëndohet edhe më shumë. Më të prekurit janë bizneset e vogla të mbijetesës, të cilat nga muaji i ardhshëm do të paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar në masën 20 për qind.

 “Kjo është katastrofë. Ne i bie të mbyllim dyqanin dhe të dalim të shesim nëpër rrugë”, shprehet një pronare e biznesit të vogël në Gjirokastër.

“Taksat vetëm na janë shtuar. Ku të shkojmë ne”, thotë një tregtar nga Elbasani.

“Nëse biznesi ka shkuar ndonjëherë në gjendje katastrofike, është periudha e tanishme”, thotë një tregtar nga Shkodra.

“Punë nuk ka, biznesi ka rënë përtokë”, shprehet një tregtare në Tiranë.

“Ne do të mundohemi ta shtyjmë dy apo tre muaj për ta parë si proces, nëse nuk do ta përballojmë, detyrimisht do ta mbyllim”, thotë një tregtare nga Korça.

“Nuk ka fare punë. Kur të vijë ai momenti që të shesim diçka dhe atë do të na e marrë shteti”, shprehet një tregtar nga Peshkopia.

Deri më tani, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është paguar vetëm nga bizneset që kanë një xhiro më të lartë se 5 milionë lekë në vit. Por me paketën e re fiskale, nga muaji i ardhshëm këtë taksë do ta paguajnë edhe 10 mijë biznese të tjera, të cilat kanë xhiro më të lartë se 2 milionë lekë në vit.

“Njerëzit nuk kanë fare para, vetëm ndonjë paketë cigare shesh unë”, thotë një tregtare nga Gjirokastra.

“Me këtë fuqi blerëse që është sot dhe që është duke rënë çdo ditë, jemi të falimentuar”, thotë një tregtare nga Shkodra.

Ndërkohë një tregtar nga Korça thotë: Biznesi i vogël me këtë kufij që kanë vënë është i falimentuar. Shumë biznese do të mbyllen.

Por barra nuk do të rëndohet vetëm për biznesin e vogël. Edhe qytetarët do të duhet të paguajnë më shumë nga xhepi i tyre, këtë herë për taksën e pronës. Deri tani taksa e pronës ka qenë fikse mbi sipërfaqen. Por nga 1 prilli ajo do të llogaritet sa 0.05 për qind e vlerës së pronës duke sjellë rritje të faturës për pjesën dërrmuese të qytetarëve.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi