Të dënuar për vjedhje me dhunë, OFL iu con formular për deklarim pasurie 3 personave në Tiranë

OFL vazhdon të dërgojë formularë për deklarim të pasurisë tek personat e dënuar për vepra të rënda kriminale.

Këtë hërë OFL është ndalur në Tiranë, ku iu janë dërguar formularë për deklarim të pasurisë, 3 personave të dënuar për vjedhje me dhunë.

Njoftimi i OFL-së:

OFL, 5 gusht

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Xhesio Hajdari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim

Gentian Shehaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim

Eno Barolli, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

4 terroristë të PKK-së dorëzohen tek forcat turke të sigurisë

4 terroristë, një prej të cilëve kërkohej në listën e kategorisë gri, anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK,...

Vdekja e hershme nga shikimi i dobët?

Dobësimi në shikim te personat e moshuar është i lidhur edhe me jetë më të pakët, bëjnë të ditur studiuesit australianë të Westmead Millennium...

Presidenti Meta takim me kreun e ri të KLSH-së, Arben Shehu: Rrisni pavarësinë e institucionit, mos u ndikoni politikisht!

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, priti sot në një takim Kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zotin Arben Shehu me...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...