“Të bëhet një teatër i mirë”, Rama citon aktorin, Reshat Arbana

Pavarësisht kundërshtimeve të forta, kryeministri Edi Rama vijon i palëkundur “betejën” për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Shefi i qeverisë duke cituar aktorin e madh të skenës shqiptare, Reshat Arbana, thotë se ky i fundit mbështet idenë e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, pasi ekzistuesi shton ai, ka humbur të gjithë funksionet.

“Njëri ndër idhujt e publikut shqiptar, aktor i gjeneratës së yjeve të një kohe kur mjeshtëria artistike i jepte kuptim kornizës së absurdit socrealist, Reshat Arbana i përket historisë së skenës e të ekranit. Por raportin me vlerat e historisë dhe respektin mjeshtrat e skenës, ai nuk e sheh aspak të lidhur me muret prej tallashi të karakatinës së sotme të Teatrit Kombëtar. Përkundrazi, njësoj si të tërë artistët e vërtetë të skenës, aktori i madh mbështet prej shumë kohësh ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, në hapësirën ku i vjetri e ka kryer e humbur përfundimisht funksionin e tij.RESHAT ARBANA:Të bëhet një teatër i mirë dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër”-thuhet në mesazhin e Ramës.

Kujtojmë se krahas argumenteve te pohuara nga vetë Rama dhe që flasin në favor të prishjes se godinës së teatrit ekzistues, kryeministri ka cituar aktorë dhe personalitete të fushës së artit, të cilët janë të idesë se Shqipërisë tashmë i duhet një Teatër i ri Kombëtar.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Artan Zeneli para vetting-ut. Problem revokimi i vizës amerikane dhe pasuria

Artan Zeneli ishte i katërti gjykatës i lartë pas Edmond Islamajt, Admir Thanzës dhe Tom Ndrecës që doli para vetting-ut dhe ishte në listën...

Skocezët duan pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, marshim në Edinburg

Mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e Edinburgut të shtunën për të treguar mbështetje për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar, për të cilën...

Rekordet që theu Messi në “Klasike”

Edhe pse nuk shkëlqeu si zakonisht, Leo Messi theu plot tre rekorde në “Klasiken” e parë të sezonit Real-Barça. Argjentinasi, me golin e tij me...

Së fundi

COVID-19, BE propozon 100 miliardë euro për të shpëtuar vendet e punës

Komisioni Evropian propozoi një paketë të re financiare për të kontribuar në pagat për kompanitë që po luftojnë me efektet ekonomike të pandemisë së...

SHBA, numri i viktimave nga COVID-19 rritet në 5.137

Numri i viktamve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 5.137, pasi 1.047 persona kanë humbur jetën vetëm në...

Parashikimi i Piperos: Kjo javë do jetë piku i epidemisë. Ja kur do nisë të bjerë numri i të prekurve nga koronavirusi

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i cili ka qenë pranë qytetarëve këto ditë me informacion të përditshëm për koronavirusin bën një parashikim optimist për...