SHQIPERIA

Taulant Balla: PS e vendosur për shkarkimin i presidentit Meta

Spread the love

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në një deklarate për mediat pas takimit që ka zhvilluar me përfaqësues të Bundestagut gjerman, deklaroi se viti 2019 do të jetë viti i hapjes së negociatave për Shqipërinë.

I pyetur për shkarkimin e mundshëm të presidentit Ilir Meta, Balla u shpreh se PS është e vendosur për të shkarkuar kreun e shtetit. Pasi ka kryer një akt antikushtetues.

“PS nuk është tërhequr aspak për të shkarkuar presidentin Meta. Më vjen keq që nuk lexohet siç duhet Rezoluta e Kuvendit. Presidenti i Republikës ka bërë një akt antikushtetues. Akti i paprecedent i presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike. Duhet të lemë Kuvendin që të bëjë detyrën që i takon. Ditën e enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë një debat dhe në fund do të dalë në përfundim. Përballë një akti antikushtetues, duhet një hap ligjor që të dënojë antikushtetueshmërinë. Presidenti mund të ketë shumë dëshira, por jo gjitha dëshirat mund t’i shndërrojë në dekrete”, tha Taulant Balla.

Related posts

Gjykoi dosjen e “21 Janarit”, Tom Ndreca, deklarim të pasaktë të pasurisë, nuk justifikon 1.3 mln lekë

dritatv

Gjiknuri-ujësjellësave: Mos shpërdoroni arkëtimet, shlyeni borxhet

dritatv

Vlahutin i dorëzon Kryemadhit Strategjinë e Zgjerimit/ Shpresojmë që brenda qershorit të hapen negociatat

dritatv

Leave a Comment