SHQIPERIA

Tarifat për studentët, ministrja e Arsimit sqaron procedurën

Spread the love

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se “studentët kanë gjithmonë të drejtë kur protestojnë”, por shtoi se qeveria “ka detyrimin dhe vendosmërinë për të adresuar shqetësimet e tyre kur janë reale”.

“Kam dëgjuar me durim dhe kam qenë e hapur për komunikimin me studentët. Përtej kësaj, kam kërkuar rektorët dhe dekanët për t’i informuar për situatën. Nuk ka asnjë vendimmarrje nga Ministria e Arsimit që del pa u shteruar me ata që do të zbatojnë këto vendime”, tha Nikolla.

Protestën e studentëve për tarifat e reja për kreditet e lëndëve të bartura, Nikolla e shpjegoi kështu: “Vendimi i qeverisë është ngritur me kërkesën e vetë institucioneve të arsimit të lartë, të cilët kanë kërkuar motivimin e rezultateve më të mira në aulat universitare dhe për të demotivuar mbetësit ose përsëritësit. Është incentivë që motivon cilësinë”.

Related posts

Borë sërish në Dibër, rreth 30% e fshatrave janë të bllokuar

dritatv

“Xhafaj”, tre zyrtarët e PD-së dhe gazetari thirren në prokurori

dritatv

Plumba në mes të ditës, dy të plagosur në Tiranë

dritatv

Leave a Comment