SHQIPERIA

Tarifat e studimit, Ahmetaj: Kush e ka paguar të plotë, i kthehen paratë

Spread the love

Arben Ahmetaj, ministri i shkarkuar në detyrë i Financave ka sqaruar studentët në lidhje me tarifat e reja në fakultete. Në një dalje për mediet këtë të hënë, ai foli edhe për bursat, të cilat përfitohen nga studentët me mesatare mbi 9.

“Studentët me notë mesatare 9-10 kanë përjashtim 100% nga tarifa e shkollimit. Përfitojnë rreth 6.245 studentë, efekti në buxhet 201 mln lekë. Për ata me mesatare nga 5-9 përfitojnë 70 mijë studentë që nga 1 janari i 2019-s. Efekti financiar, 1 mld lek”, tha Ahmetaj.

Për studentët që kanë paguar tarifën e plotë, Bordi merr vendim për kthimin e parave në bankat e nivelit të dytë.

“Do t’iu kthehet gjysma e pagesës në llogari të tyre. Lidhur me procedurën, që duhet të ndjekin studentët me mesatare 9-po rendis: ka një vendim të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e kategorive të individëve, në një program të ciklit të parë dhe të programeve të integruara, e këto programe përfitojnë nga ulja e tarifës”, tha Ahmetaj.

“Studentët duhet të kenë mbyllur të gjitha detyrimet e vitit paraardhës. Njësitë kryesore të fakulteteve shpallin mesataren e studentëve me notë mesatare 9-10, qeveria vetëm sa financon 100% tarifën e tyre, fakulteti nxjerr listën. Studentët e vitit të parë me notë mesatare nga arsimi i mesëm 9-10, si dhe mesatare nga provimet e maturës. Lista e studentëve hartohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe bëhen përfitues 100% të përjashtimit nga tarifa”, shtoi më tej Ahmetaj.

“Vendoset përjashtimi nga Bordi i Administrimit. Bordet kanë një rëndësi shumë të veçantë në administrimin e kësaj lehtësie. Kemi reduktim të tarifës për ciklin ‘master’. Në vendimin e Këshillit të Ministrave është realizuar reduktimi në 50% për studentet me mesatare 9-10, e përfitojnë mbi 3.000 studentë. Efekti financiar, 150 mln lekë”, tha Ahmetaj.

Më tej, ai shtoi se “autonomia dhe përgjegjësia është e universitetit”.

“Qeveria ka bërë të mundur procedurë të qartë dhe financim të pastër e të plotë. Institucionet e arsimit të lartë shpallin kriteret ligjore, duke vendosur një afat deri në 4 javë për studentët, që të depozitojnë dokumentet për gjendjen sociale të tyre. Skema për trajtimin me bursë për studentët është vendim i Këshillit të Ministrave. Studentët e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike, bursa iu bëhet 10 mijë lekë në muaj”, tha Ahmetaj.

Related posts

Fluks në poliklinika; Të miturit dhe të moshuarit kërkojnë ndihmën e mjekut

dritatv

Vonesa në deklarimin për ortakëritë? Gjoba 100 mijë lekë

dritatv

Gazmend Bardhi: Zgjedhje më 30 qershor nuk ka për të pasur

dritatv

Leave a Comment