Tani mund ta pyesni edhe Apple Siri rreth Covid-19

Apple po bën përpjekjet e saj në luftën kundër koronavirusit të ri dhe ka përditësuar asistentin e famshëm digjital me zë – aplikacionin Siri për t’iu përgjigjur disa pyetjeve të thjeshta në lidhje me Covid-19, duke i drejtuar njerëzit drejt disa prej burimeve më autoritative shëndetësore në internet.

Siç është raportuar nga CNBC këtë fundjavë, pyetjet me zë ndaj Siri-të sikurse “hej Siri, a kam coronavirus?” do t’ju drejtojnë tek një listë pyetjesh të shpejta në lidhje me simptoma të tilla si kolla e thatë dhe çrregullimet në frymëmarrje.

Sigurisht që Siri nuk është në asnjë mënyrë një zëvendësim për një profesionist shëndetësor, por përgjigjet në aplikacion janë dhënë nga Shërbimi i Shëndetit Publik i SH.B.A.-së, dhe Siri mund t’ju drejtojë tek faqja e internetit e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve ose madje mund t’ju bëjë që të telefononi shërbimet e emergjencës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi