Tani është zyrtare, Sarri prezantohet te Chelsea

Kalimi i Maurizo Sarrit te Chelsea ka qenë një nga “telenovelat” më të gjata të kësaj merkatoje verore, që gjithsesi është mbyllur përfundimisht paraditen e sotme.

Ish tekniku i Napolit ka mbërritur në Londër dhe ka firmosur me blutë, ndërsa ka pozuar edhe me bluzën e skuadrës së re që do të drejtojë.

Ndryshe nga stili i tij i veshjes, Sarri është paraqitur me këmishë e xhaketë në sallën e prezantimit, ndërsa ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me blutë e Londrës.

“Jam vërtetë i lumtur për këtë aventurë të re. Të hënën do të nisim nga puna, pasi dua të njoh skuadrën para se të ikim në Australi. Dëshiroj të aplikojmë një futboll të bukur dhe argëtues për tifozët tanë, por njëkohësisht do të synojmë triumfin në Premier League”, deklaroi Sarri.

Në orët e pasdites së sotme, pritet që edhe italo-braziliani Jorginho të prezantohet te Chelsea, pasi ka qenë vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, që dha lajmin se ai do të transferohet në Londër bashkë me Sarrin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi