Taksa për infrastrukturën mund të paguhet pas marrjes së lejes

Tre deputetë të grupit parlamentar socialist kanë depozituar në kuvend një ndryshim në ligjin për ‘sistemin e taksave vendore’. Propozuesit janë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, dhe deputetet Evis Kushi e Klotilda Bushka. Ndryshimi në ligj që ata kërkojnë synon të nxisë legalizimin e pronave duke hequr si kusht ligjor detyrimi, parapagimin e taksës së infrastrukturës për ndërtimet të cilat janë në proces legalizimi.

Aktualisht për të gjithë pallatet dhe banesat e ndërtuara pa leje, ligji për taksat vendore parashikon një taksim prej 0.5% të vlerës së investimit, si taksë për ndikimin në infrastrukturë dhe ky është një kusht që duhet të plotësohet përpara se të lëshohet leja e legalizimit nga autoritetet.

Propozuesit thonë se kjo nuk heq detyrimin e pagimit të kësaj takse, por vetëm kushtëzimin që leja e legalizimit mund jepet vetëm nëse paguhet kjo takse. Nevoja për këtë ndryshim erdhi pasi ishte konstatuar se ky proces po pengonte dhe vononte legalizimet.

Sipas relacionit shpjegues ALUIZNI miratonte lejen e legalizimit dhe pas kësaj njoftonte bashkinë në mënyrë që kjo e fundit të llogariste dhe njoftonte përfituesin e lejes. Bashkia pasi merrte njoftimin llogariste vlerën e detyrimit të përfituesit për taksën e ndikimit në infrastrukturë duke njoftuar më pas subjektin për të kryer pagesën e taksës. Por pasi subjekti kryente pagesën e taksës dorëzonte në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës vërtetimin për shlyerje. E gjithë kjo sipas relacionit ka sjellë vonesë të konsiderueshme në miratimin e lejes për shkak të kohëzgjatjes së procedurës dhe si pasojë, mosinteresimin e subjekteve për përfundimin e procesit. Kushtëzimi për të paguar taksën përpara marrjes së lejes u vu në vitin 2018, ndërsa më parë individët mund ta paguanin të shtrirë në kohë, që zgjaste edhe deri në 1 vit. Sipas të dhënave përpara vitit 2018 rreth 80% e qytetarëve që legalizonin pronën e tyre e paguanin taksën e ndikimit në infrastrukturë në një periudhë të shtrirë në kohë çka në ato vite ka sjellë  interesim më të madh të qytetarëve. Ndërsa pas ndryshimeve në ligjin e vitit 2018 interesimi i qytetarëve dhe subjekteve për parapagimin e kësaj takse pësoi një rënie drastike duke ulur në këtë mënyrë numrin e legalizimeve.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Hysaj mund të bëhet “djall i kuq”, Man.United kërkon shkodranin

Në shtëpinë e Napolit po projektohet një revolucion i madh, ku në hyrje lakohen emra të rëndësishëm si James Rodrigues, Lozano apo Manolas, operacione...

Eleminatoret e Europianit 2020, Kosova triumfon 2-1 ndaj Çekisë, kryeson në grupin A

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nuk thyhet as kundër Çekisë. “Dardanët” mposhtën Çekinë, me rezultat 2-1 në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të Grupit A të...

Me minë me telekomandë dhe 7 kg drogë, një i arrestuar në Elbasan

ELBASAN Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Zaranika”, ku ka sekuestruar lëndë narkotike dhe minë me telekomandë si dhe ka arrestuar poseduesin e tyre. Në vijim...

Së fundi

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë...