Taksa “anti-serbe” e Haradinajt: ja nga po importon grurë Kosova

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Bahri Berisha tha që nga futja e taksës 100 përqind për produktet nga Serbia dhe Bosnja, vendim i marrë para tre muajsh, importi i mallrave nga këto vende ra me 120 milion euro.

“Nëse shikojmë në të dhënat për 100 ditë, vërejmë se ka pasur më pak importe deri 120 milionë euro. Nga Serbia u reduktua me 100 milionë, ndërsa nga Bosnja me 20 milionë”,tha Berisha.

Sipas Doganave të Kosovës, produktet serbe janë zëvendësuar me produktet nga Shqipëria, Maqedonia dhe vende të tjera, të tilla si Kanadaja, vend nga i cili është importuar sasi e konsiderueshme gruri që më parë importohej nga Serbia.

Mendimi sipërmarrësve të Kosovës është se futja e taksave për mallrat nga Serbia dhe Bosnja ka patur ndikim shumë pozitiv në rritjen e kapacitetit të prodhimit dhe punësimin e punëtorëve të rinj, ndërsa në të njëjtën kohë tregtarët ankohen se mallrat me origjinë në Serbi që kanë në dyqane shiten shumë më pak se më parë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi