Takohen Thaçi dhe Kosnett, flasin për largimin e pengesave në vazhdimin e dialogut

Presidenti Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-së, Philip S. Kosnett, në takimin e sotëm të rregullt javor kanë biseduar për tema të ndryshme të interesit të përbashkët.

Thaçi gjatë takimit ka theksuar se miqësia me SHBA-në është e përhershme dhe thelbësore për realizimin e qëllimeve tona strategjike për integrim në strukturat euroatlantike.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkëta. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperitet të vendit tonë. Çelës për paqen është arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi.

Kreu i shtetit dhe i dërguari i Washingtonit në Kosovs u pajtuan që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore.

“Partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësor për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara”, ka theksuar Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi