Takohen kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe ambasadori i Kosovës Ylber Hysa

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot ambasadorin e Republikës së Kosovës z. Ylber Hysa me të cilin biseduan rreth gjendjes aktuale të Komunës së Çairit, sfidave të saj në mandatin e ri katër vjeçar dhe shprehën përkushtimin e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në procesin e realizimit të reformave zhvillimore.

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu njoftoi ambasadorin Hysa me projektet e premtuara në programin “Kontrata 2017-2021” dhe hapat e para të ndërmarra në këtë drejtim. Gjatë takimit u bisedua edhe për nevojën e vazhdimësisë së bashkëpunimit me komunat e Republikës së Kosovës në sferën e arsimit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik.
Ambasadori Hysa uroi punë të mbarë dhe shprehu përkrahjen e plotë për dinamikë sa më efikase të realizimit të projekteve të parapara./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi