Takimi i Ohrit/ Reagon Berisha: Serbomadhi Vuçiç po krijon Jugosllavinë e Re me ndihmën e Ramës

Takimi i sotëm në Ohër, mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev dhe presidentit serb Alekandar Vuçiç, në kuadër të të ashtuquajturit “Shengeni Ballkanik”, për ish kryeministrin Sali Berisha është sukses i kreut të shtetit në Beograd për krijimin e Jugosllavisë së Re.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha shton se, në ndihmë të Vuçiç është vënë vetë Edi Rama.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe politikën dhe qëndrimin antikombëtar të Zografit bis shndërruar tashmë në vegël të hapur të serbomadhit Vuçiç si dhe takimet përçarëse trilaterale në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re”, shprehet ish kryeministri Berisha.

Reagimi i plotë i Berishës:

Takimi i Ohrit, sukses i serbomadhit Vuçiçit në krijimin e Jugosllavisë së Re me ndihmën e Zografit Bis!

Miq, me paktin e Nishit, ne nje akt perçares antikombetar Zografi Bis perseriti pike per pike paktin Tito – Enver te bashkimit doganor ne kuadrin e shnderrimit te Shqiperise ne republike te 7-te te Jugosllavise. Burime shume te sigurta dipllomatike kane informuar se serbomadhi Vuçiç ne Nish kishte rene dakord me Zografin Bis per perjashtimin e Kosoves nga Pakti i Nishit dhe lobimin nga Beogradi prane Elize-se per çbllokimin nga Franca te hapjes se negociatave per Shqiperine. Mirepo ajo qe mbetet e qarte si kristali eshte se edhe takimin e Ohrit, Vuçiç e perdori per te paraqitur veten si udheheqes i rajonit dhe Zografin Bis dhe Zaevin si vasal te tij, te cilet de fakto por edhe de juro mbeshtesin krijimin e Jugosllavise se Re.

Denoj me ashpersine me te madhe politiken dhe qendrimin antikombetar te Zografit bis shnderruar tashme ne vegel te hapur te serbomadhit Vuçiç si dhe takimet perçarese trilaterale ne funksion te krijimit te Jugosllavise se Re.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Diaspora në ditën e dytë të protestës. Thirrje politikanëve: Largohuni!

Diaspora shqiptare ka protestuar për herë të dytë para Kryeministrisë dhe ka përçuar mesazhe të qarta për qeverisjen shqiptare. Protestuesit u shprehën se kryeministri Edi...

Zbulohen kërkesat e FSHF, ja çfarë do i kërkohet Ramës!

Futbolli duhet të rikthehet në normalitetin e tij! Topi duhet të nisë të rrotullohet për mijërat e tifozëve anembanë vendit, për investimet e skuadrave,...

Vendimi për heqjen e depozitave të ujit pas tërmetit, nis kaosi në Tiranë, banorët: Bashkia të na sigurojë ujë pa ndërprerje 24 orë

Depozitat metalike të ujit mbi pallatet e ndërtuara para viteve 90’ janë tashmë një imazh i parë...

Së fundi

Rama: Presioni i bashkëqeverisjes po rrit ndërgjegjësimin e administratës

Kryeministri Edi Rama deklaroi paraditen e së mërkurës se po rritet numri i zgjidhjes së problemeve të qytetarëve që i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes. Kreu...

Demokratët zgjedhin PS! Sondazhi i ISP: 54 për qind kundër koalicionit me LSI-në

Në kulmin e bashkëpunimit në opozitë baza e Partisë Demokratike është kundër një koalicioni PD-LSI për zgedhjet e ardhshme. Gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokartike,...

PE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Në votimin e pak minutave më parë, pro heqjes së vizave për qytetarët e...