Takimi i Albin Kurtit me përfaqësuesin e SHBA, zbardhet pika e “nxehtë” e diskutimit

Përfaqësues Special i presidentit të SHBA-ve, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po zhvillon një vizitë në Kosovë ku u takua me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtarin e Kryesisë, Glauk Konjufca, në ambientet e ambasadës së SHBA-së në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook thekson se Grenell ka uruar udhëheqësit e Vetëvendosjes për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Albin Kurti pohoi se përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa vetë afati kohor. Mes tjerash, i dërguari special i SHBA për dialogun i tha Kurtit se niveli i lartë i korrupsionit, është një tjetër plagë me të cilën po përballet Kosova.

“Sot, në Ambasadën e re të ShBA-ve në Prishtinë, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe anëtari i Kryesisë, Glauk Konjufca, u takuan me Ambasadorin Amerikan në Gjermani, z. Richard A. Grenell dhe Ambasadorin Amerikan në Kosovë, z. Philip S. Kosnett. Ambasadori Grenell fillimisht uroi udhëheqësit e VETËVENDOSJE!-s për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare të së dieles së 6 tetorit dhe dëshironte të dëgjonte mendimin e qëndrimin e tyre për mundësitë e një marrëveshje me Serbinë, para se ai të udhëtonte për Beograd. Z. Grenell theksoi që mungesa e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë është pengesa kryesore e investimeve të huaja në ekonominë kosovare.

Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin dhe mbështetjen e ShBA-ve për Kosovën si në luftë ashtu në paqe dhe gatishmërinë e tij që si kryeministër i ri i Kosovës të thellojë bashkëpunimin me ShBA-të. Ai u pajtua me Ambasadorin Grenell që Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe investime prej jashtë, por për këtë gjë problem janë sidomos korrupsioni i lartë në qeveri që krijon pasiguri e cila tremb bizneset, varfëria e përhapur në popullsi që e mban të ulët kërkesën agregate si dhe qasja e vështirë në financa për bizneset për shkak të kamatave të larta të kredive në banka. Sa i përket dialogut me Serbinë, z. Kurti tha që përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të. Në fund të këtij takimi të hapur e konstruktiv, bashkëbiseduesit u pajtuan që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re në Kosovë dhe se do të vazhdojnë komunikimin e shpeshtë e të rregullt”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes në Facebook.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“MSh-ja ka shënuar progres në raportin vjetor të Auditimit”

Ministria e Shëndetësisë ka organizuar sot një konferencë për shtyp, në të cilën janë paraqitur të gjeturat e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit...

Haxhi Avdyli i LDK-së: Do të votoj kundër mocionit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli u deklarua edhe sot se do të votoj kundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Avdyli tha...

Veseli: Të lihen inatet, vetëm të bashkuar e mundim Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme politike, duke i cilësiar si inate dhe...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...