Takim Rama-Tsipras, dy kryeministrat në një tavolinë në Prill

Ndërsa në Korçë kanë zhvilluar takime dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Bushati-Kotzias, një takim i një niveli më të lartë pritet të zhvillohet në muajin Prill.

Burime nga qeveria shqiptare konfirmojnë për Top Channel se në Prill pritet një takim me kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, Aleksis Tsipras.

Ajo që mbetet për t’u mësuar është nëse ky takim do të zhvillohet në Athinë, apo në Tiranë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi