Tajlandë, “pazaret lundruese” tërheqin interesin e turistëve

“Pazari lundrues” Khlong Lat Mayom, i cili ndodhet në perëndim të kryeqytetit Bangkok, është një nga vendet më të vizituara nga turistët.

Khlong Lat Mayom ndodhet përreth kanalit Lat Ta Niao të Bangkok-ut, i cili me kanalet e shumta të ujit dhe të lumenjve njihet si “Venecia e Azisë”. Pazari është themeluar në vitin 2004. Si për nga pozita e tij i cili ndodhet larg turmës së qytetit, ashtu edhe për nga cilësia natyrore përgjatë kanalit, Khlong Lat Mayom është një nga pazarët më të frekuentuar nga turistët.

Pazari mbulon një sipërfaqe prej gjithsej 12 hektarësh. Toka ku ndodhet “pazari lundrues” i përket plotësisht shtetit, për këtë arsye të gjithë që duan mund të shesin me sandale në këtë pazar.

Në vitin e parë të hapjes së tij Khlong Lat Mayom ishte nikoqir i 20 shitësve, ndërkaq ky numër është rritur pasi që ai u shndërrua në pikë frekuentimi nga turistët.

Pas rritjes së numrit të turistëve dhe të shitësve në këtë vend, për përmbushjen e nevojave për ushqim të vizitorëve, përreth kanalit të ujit është vendosur edhe një pazar i gjerë i cili nuk lundron dhe përbëhet nga restaurantët.

Edhe pse kjo gjendje sjell përfitime për shitësit në rajon, shumica e vizitorëve që vijnë në këtë pazar mendojnë se hapësirat në fjalë për ushqim vështirësojnë arritjen e tyre në “pazarin lundrues” i cili është përkatësisht vendi që ata duan të shohin.

– Gjatë fundjavës i hapur deri në orën 17:00

“Pazaret lundruese” të cilët zakonisht janë të hapura gjatë fundjavës, shërbejnë nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

Shitësit, shumica banorë të fshatrave, të cilët që nga orët e hershme të mëngjesit sjellin sandalet e tyre në Khlong Lat Mayom, shesin pemë e perime tropikale.

Disa shitës i japin ngjyrë këtij pazari duke shitur ëmbëlsirat tradicionale të Tajlandës.

Vizitorët këtu kanë mundësi që të blejnë pemë e perime me çmime të volitshme, kur përveç blerjes bisedojnë edhe me shitësit.

Vizitorët e huaj të cilët nuk janë të mësuar me këtë pamje në shtetet e tyre, bëjnë fotografi të shumta me shitësit.

– Shëtitjet me anije mundësojnë zbulimin e shtëpive të Tajlandës

Një tjetër pikë e cila e bën pazarin lundrues Khlong Lat Mayom si një vend special, janë shëtitjet me anije. Për të marrë pjesë në këto shëtitje me anije për rreth 15 persona, vizitorët paguajnë 100 Baht tajlandezë (rreth 2,5 euro).

Kjo shëtitje u mundëson vizitorëve që të shohin vende të rëndësishme të kanalit Lat Ta Niao si dhe të zbulojnë shtëpitë tradicionale të Tajlandës.

Khlong Lat Mayom, i cili ka cilësinë e pazarit më të frekuentuar lundrues, në mesin e shumë të tjerave, për më shumë se 10 vite i lë të kënaqur si vizitorët ashtu edhe tregtarët që shesin në këtë pazar.

– Zgjojnë interes përkundër qytetërimit modern

Numri më i madh i “pazareve lundruese” të cilat janë të pranishme pothuajse në çdo shtet të Azisë Juglindore, ndodhen në Tajlandë.

Si rezultat i qytetërimit modern dhe betonimit në Bangkok, një numër i madh i kanaleve në qytete janë mbyllur. Për këtë arsye shihet edhe relativisht një zvogëlim në numrin e “pazareve lundruese” në Bangkok.

Por, përkundër qytetërimit të shpejtë, “pazaret lundruese” si në Bangkok ashtu edhe në gjithë Tajlandën vazhdojnë të ngjallin interes tek turistët.

Përveç Khlong Lat Mayom-it në Bangkok dhe në afërsi të tij ndodhen qindra “pazare lundruese”. Në mesin e atyre që vizitohen shpesh janë Amphawa, Damnoen Saduak, Tha Kha dhe Taling Chan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi