Tahiri porosi deputetëve: Merruni me hallet e qytetarëve e jo me akuza personale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri në diskutimin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës ka dhënë kritika për punën e deputetëve në Kuvend, siç ishte rasti i fundit i debatit mes Anton Qunit dhe Xhavit Halitit, që sipas tij është debat që nuk e ka vendin në Kuvend, raporton Kosova Post.

Tahiri theksoi se përfaqësuesit e qytetarit duhet të merren me hallet e tyre siç janë papunësia dhe varfëria. Kemi plotë raste sikur të qytetarit që qante para kamerave që i mungon kafshata e gojës.

“Debatet e kota që janë shumë të kota që po bëhen në Kuvendin e Kosovës, siç është debati i fundit mes Anton Qunit dhe Xhavit Haliti ku kishte çështja tjera aktuale ndërsa debati bëhej për vitin 1999. Diskutohet shumë për të kaluarën, duhet të ketë llogaridhënie dikun tjetër dhe jo në kuvend për diçka të kaluar tani. Nuk diskuton askush për shumë halle të njerëzve siç është rasti i fundit i një zotëriu i cili qante para medieve dhe bënte akuza ndaj shtetit dhe ka shumë si ata.Ne paguhemi dhe bëjmë debat koti gjë që si intereson qytetarëve”, është shprehur Tahiri.

Sa i përket shpenzimeve që bëjnë deputetët në Kuvendin e Kosovës, Tahiri ka sqaruar se ai personalisht udhëtimet i bënë me shpenzimet e veta, ndërsa pagën që e merr nga Kuvendi i’a shpërndan skamnorëve.

“Unë shkoj në udhëtime me shpenzimet e mija sepse punoj në profesionin që kamë pas dhe nuk jap mësim në Universitete, nëse doni që të jemi transparent nëse e keni parë prej se jam në Kuvend rroga ime jepet për raste që kanë nevojë”, tha Tahiri, raporton Kosova Post./A.Hajdari

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi