Tahiri: Me mos dekretimin e Cakajt, presidenti shqiptar mbrojti kufijtë e Kosovës

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë-Serbi, ka reaguar në lidhje me vendimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për mos dekretimin e kosovarit Gent Cakaj në pozitën e ministrit të jashtëm.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka përshëndetur mosdekretimin e Cakajt, duke thënë se me këtë vendim Presidenti Meta mbrojti kufijtë e Kosovës.

“E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit te Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”, ka shkruar ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi