Tahiri: Mbrojtja e interesit publik, mision kyç i Qeverisë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka marrë përkrahjen e kolegëve tjerë ministra për dy pika të rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit.

Bëhet fjalë për Koncept Dokumentin për Rregullimin dhe Funksionimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme dhe propozim-vendimin për bartjen e lëndëve të regjistruara dhe delegimin e kompetencave të përfaqësimit nga Avokatura Shtetërore tek autoritetet publike përkatëse.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Tahiri ka theksuar se koncept dokumenti për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, ndërlidhet me përmbylljen e mandatit që ka EULEX-i në Kosovë.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozova për miratim, Koncept Dokumentin për Rregullimin dhe Funksionimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme dhe propozim-vendimin për bartjen e lëndëve të regjistruara dhe delegimin e kompetencave të përfaqësimit nga Avokatura Shtetërore tek autoritetet publike përkatëse. Me miratimin e Koncept-Dokumentit, Ministria e Drejtësisë përmbushë obligimet e përmbylljes së mandatit në gjyqësor të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Përveç nevojës imediate për t’i paraprirë pasojave si rezultat i largimit të gjyqtarëve të EULEX-it, Dhoma e Posaçme ballafaqohet me probleme të cilat në thelb ndërlidhen me mënyrën e funksionimit të kësaj gjykate si dhe ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në efikasitetin dhe cilësinë e proceseve gjyqësore” ka shkruar Tahiri.

Sa i përket vendimit të dytë, atij për delegegimin e kompetencave të përfaqësimit nga Avokatura Shtetërore tek autoritetet publike përkatëse, ministri Tahiri ka theksuar se e gjithë kjo bëhet për rritjen e efikasitetit të vetë avokatëve shtetëror, që do të mundësoj në fund mbrojtje më të mirë të inetersit publik.

“Miratimi i propozim-vendimit për bartjen e lëndëve të regjistruara dhe delegimin e kompetencave të përfaqësimit nga Avokatura Shtetërore tek autoritetet publike përkatëse, do të ofrojë zgjidhje praktike dhe të arsyeshme për reduktimin e ngarkesës së numrit të madh të lëndëve dhe rritjen e efikasitetit në Avokaturën Shtetërore dhe njëkohësisht garanton përfaqësim më adekuat dhe më profesional të interesave të autoriteteve publike në konteste gjyqësore. Mbrojtja e interesit publik është mision kyç jo vetëm i Ministrisë që drejtoj por edhe Qeverisë si tërësi. Me miratimin e këtij Propozim-Vendimi, i gjithë kabineti qeveritar në fakt ndërmerr një hap konkret edhe të prekshëm në përmirësimin e gjendjes së rënduar në këtë organ dhe rrjedhimisht garantimin e mbrojtjes së interesave publike” ka përfunduar Tahiri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi