Tahiri: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Tahiri ka thënë së Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

Abelard Tahiri, ministër në detyrë i Drejtësisë, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shpjegon se gjatë kohës sa ka qeverisur ai, sektori i drejtësisë ka shënuar progres, por me këtë konstatim nuk u pajtuan, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Çështja e vizave ka marr fund. Komisioni evropian ka raportuar se Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave. Ne kemi prezantuar raportin, 95 kriteret kanë qenë të përmbushura. Prandaj edhe sot përfaqësuesi i Gjermanisë nuk e përmendi si kriteri sundimin e ligjit për liberalizimin e vizave. A do të kemi angazhim edhe më tutje sigurisht që do të kemi, tha ai në emisionin “Debat”.

Ministri Tahiri foli edhe për rritjen e pagave, sipas tij, ato janë rritur dukshëm për prokurorët dhe gjyqtarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi