Tabaku: Strategji të përbashkët për luftën ndaj korrupsionit

“Nëqoftëse ka një fushë që opozita dhe mazhoranca mund të ulen bashkë për të hartuar një strategji të përbashkët për integrimin europian, kjo është lufta ndaj korrupsionit”.

Kështu është shprehur nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit. Ajo tha se “korrupsioni dhe pastrimi i parave në Shqipëri janë ngritur në sistem”.

“90% e bizneseve shqiptare, thotë Transparency International, kanë paguar një herë gjatë vitit të fundit pagesa korrupsioni në një zyrë shtetërore. Sistemi i shëndetësisë thotë raporti i Freedom House, është një nga sektorët ku korrupsioni është më i lartë, ku qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me pagesa nën dorë”-u shpreh Tabaku. Ajo vuri në dukje e korrupsioni elektoral, siç përmendet në raportin e OSBE/ODIHR, është një nga format më të shëmtuara të korrupsionit që, si në të gjitha vendet e Ballkanit, edhe në Shqipëri, është duke u zhvilluar çdo ditë e më shumë.

Sipas Tabakut, të dhënat e fundit zyrtare nga zyra e prokurimeve publike tregojnë se qeveria shqiptare ka kryer pothuajse 30% të tyre me prokurim të drejtpërdrejt. Nga 9613 proçedura 3318 janë me negociim pa shpallje. Tabaku tha se këto janë kontrata që i jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë një personi të vetëm të lidhur me qeverinë. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë citoi srategjinë e zgjerimit, ku thuhet se prokurimet publike që shkojnë tek klientët e caktuar të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë një nga elementët kryesorë të korrupsionit qeveritar./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi