Tabaku: Rama mashtroi në Samitin e Londrës për PPP-të

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë u fokusua tek angazhimi i kryeministrit Rama në Samitin e Londrës për transparencën me Partneritetin Publik-Privat.

Sipas saj, kryeministri bëri show, pasi është i angazhuar se në tregun shqiptar do të funksionojë konkurrenca por “ka ngritur korrupsionin në sistemin e tij të qeverisjes”.

“Por si mund të ketë garë dhe konkurrencë kur të gjitha koncesionet e PPP-ve po jepen me ofertë të pakërkuar? Kur koncesioni i PPP-së së Teatrit po jepet me një ofertë të pakërkuar të bërë nga një biznes i cili pretendonte se kishte tokë kufitare me teatrin dhe kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të kemi garë kur projekti 1 miliard euro, nga 7 projekte, 4 janë bërë me ofertë të pakërkuar deri tani? Si ka mundësi që të gjitha koncesionet që janë dhënë në shëndetësi janë të gjitha me ofertë të pakërkuar”, tha Tabaku./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi