Tabaku: Ahmetaj nuk tha të vërtetën, ekonominë po e financon droga

Nënkryetarja e komisionit parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat reagoi ndaj ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, duke i cilësuar ato që tha ai si të pavërteta.

“Ministri i Financave i gënjeu sot shqiptarët, kur u tha se ndërtimi në Shqipëri është financuar nga burime zyrtare të sektorit bankar dhe se kredia është rritur, duke dashur të fshehë të vërtetën se ekonominë sot po e financon droga dhe krimi. Deklaratat e Ahmetajt nuk janë të vërteta, sepse, sipas të dhënave të INSTAT-it, lejet totale të ndërtimt për vitin e kaluar janë 819, duke u rritur me 88 % apo 384 leje më shumë. Pjesën më të madhe e zë Bashkia e Tiranës. Ndërtimi është shndërruar në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës dhe të krimit, ndërsa gjatë qeverisjes së Edi Ramës Shqipëria është shndërruar në nyjën kyçe të trafikut të drogës”, tha Tabaku./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi