“Ta mbrojmë Teatrin si një pjesë të vetes tonë”, Grida Duma në krahë të artistëve

Në debatin për Teatrin Kombëtar është përfshirë edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma e cila del në konkluzionin se zhdukja e trashëgimisë ka nisur prej me shumë se njëqind vitesh dhe është një plan i kakohshëm për të eliminuar rrënjët shqiptare në histori.

Për këtë arsye Duma apelon përmes një postimi në Facebook që qytetarët ti bashkohen kauzës për të mbrojtur godinën e TK si një pjesë të vetes së tyre.

“Teatrin do mund ta mbrojnë deri në fund vetëm një masë e madhe qytetarësh.  Ajo godinë nuk mund të konsiderohet si një çështje e artistëve apo si një vend pune. Artistët qe po e mbrojnë nga shembja nuk do vuajnë për një vend pune, ata po mbrojnë kulturën shqiptare.

Ky vend ka ecur keq se marrëdhënien me të kaluarën e vet jo rrallë e ka pasur shkatërruese. Ta zhdukim historinë, ta fshijmë memorien, askush mos dijë kush ishte e nga erdhi.

Godinat e vjetra të artit, mbi të gjitha, janë tempuj të frymës së historisë, ato kanë në çdo pjesëz të vet një pjesë të shpirtit që gjendet në çdo shqiptar. Është fryma që na është përçuar në mënyrën si jemi rritur e gatuar, ajo godinë ka një pjesë të secilit aty.

Zhdukja, bërja hiç e trashëgimisë ka nisur prej me shume se njëqind vitesh, një plan i pakohshëm për të eliminuar rrënjët shqiptare në histori.  Kjo do ndodhë nëse teatri shembet! Teatri duhet mbrojtur si një pjesë e vetes!”,  shkruan Duma.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi