Synon Kancelarinë, “nxënësja” e Merkelit kërkon një epokë të re për Gjermaninë

E vendosur për të pasuar Angela Merkelin si kryetare e kristiandemokratëve të CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer premtoi këtë të mërkurë një kapitull të ri për Gjermaninë, në të cilin “njerëzit të ndihen si në shtëpi, këtu”, pas një periudhe të gjatë trazirash politike të shenjuar edhe nga rritja e ekstremistëve të djathtë.

Nëse ajo do të fitojë lidershipin e CDU-së, 56-vjeçarja Kramp-Karrenbauer do të ishte në vijën e parë të pretendentëve edhe për të pasuar Merkelin si kancelare. Sondazhet tregojnë se Karrenbauer, e cila është aktualisht sekretare e përgjithshme e partisë konservatore, ndjek nga pas biznesmenin 62-vjeçar Friedrich Merz, në garën për Kancelarinë gjermane.

Merkel njoftoi javën e kaluar se do të largohej nga lidershipi i CDU-së në Kongresin partiak të dhjetorit, duke i dhënë kështu fund një epoke 13-vjeçare gjatë së cilës dominoi edhe politikën europiane.

Si trashëgimtare e kauzave centriste të Merkelit, Kramp-Karrenbauer ndoshta mund të bashkëjetojë si udhëheqëse partie me Merkelin kancelare, pasi kështu preferon të ndodhë deri në fund të mandatit parlamentar që skadon në vitin 2021. Për Kramp-Karrenbauer, sfida është përcaktimi i profilit të saj të veçantë, të ndarë nga ai i Merkelit, e ndërkohë të mbetet besnike e saj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi