Survejimi i Bashës? Rama: Shpikje, ashtu si përgjimi i Agron Xhafës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me lajmin e përhapur këtë të premte për survejimin e Lulzim Bashës dhe familjes së tij nga Policia e Shtetit.

“Babalepartitë e babaleopozitës kanë shpikur sot një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekryetarin e Partisë Babalokratike”, shkruan Kryeministri.

Sipas Ramës edhe për këtë rast, ashtu si edhe për videopërgjimin, do të dalë shumë shpejt e vërteta.

“Shpejt do të dalë e vërteta e babalepërgjimit të shpikur dje për ministrin, e ndërkohë le të qeshim me babalepërgjimin e shpikur sot për Lulëzimin”, mbyll ai reagimin e tij./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi