Surroi: S’ka vota për demarkacionin, duhet edhe pajtimi i Listës Srpska

Ish- kreu i Partisë Reformiste Ora Veton Surroi në një postim në Facebook ka komentuar marrëveshjen që kanë arritur partitë në pushtet me LDK’në për ratifikimin e demarkacionit. Sipas tij, pa Listën Srpska nuk ka vota të mjaftueshme.

Sipas Surroit, për të pasur konsensus duhet edhe Lista Srpska pa të cilën nuk do të themelohej Qeveria Haradinaj.

“Lapsus frojdian: ‘Konsensusi i arritur mes partive në pushtet dhe LDK-së nuk i siguron votat për demarkacion..’

Nuk i siguron për faktin e thjeshtë se nuk është konsensus i pushtetit. Për të qenë konsensus, nevojitet Lista Sërpska, pa të cilën nuk do të themelohej kjo Qeveri” ka shkruar Surroi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi