Surroi: Rama të sqarojë çfarë do ndryshojë në politikën e jashtme

Debati rreth Ministrit të jashtëm të Shqipërisë po merr kahen e tifozërisë, e në tifozëri nuk ka debat. Ka ngritje zëri dhe “dëgjomë mua se nuk ta del mire” apo folklorizëm pro e kundër prejardhjes krahinore e moshës.

Nëse hiqet mënjanë gjuha e stadiumit të futbollit, mbeten pyetje themelore: a ka nevojë të ndërrohet ministri i jashtëm i vendit sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme?

Apo, i bie pothuajse njëjtë, duhet të vendoset një ministër i ri sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme në mënyrë që të përputhet më afër me vizionin e kryeministrit?

Nëse ky është rasti, atëherë kryeministri duhet të japë në konsultime të gjera me grupacionin e tij politik dhe me Presidentin shpjegimin se çka duhet të ndryshojë në politikën e jashtme të Shqipërisë. Këtu kryeministri mund të ndihmojë në sqarimin se a duhet të përkrahë Shqipëria apo jo ndarjen e Kosovës në vija etnike të propozuar nga presidenti Vuçiq dhe të pranuar nga presidenti Thaçi?

Kjo është një pyetje që nuk i përket as vetëm kryeministrit e as vetëm grupacionit të tij politik, por ka nevojë për një koncensus më të gjerë, përfshirë edhe mendimin e opozitës, zërin e së cilës e ka obligim kushtetues ta dëgjojë Presidenti i vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi