Super Inter “përmbys” Veronën dhe merr kreun

Katër ditë më parë humbi me përmbysje në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ndërsa mbrëmjen e sotme Interi i antonio Contes arriti të triumfojë në të njëjtën mënyrë ndaj Veronës në “San Siro”, në takimin e vlefshëm për javën e 12 të Serisë A.

Nën praninë e më tepër se 65 mijë spektatorëve në shkallët e stadiumit, zikaltrit e nisën mirë ndeshjen, por në minutën e 19’ miqtë nga Verona fituan një 11-metërsh që u ekzekutua saktë nga Verre që kaloi të tijtë në avantazh.

Nga ai moment loja u zhvendos e gjitha në gjysmëfushën e Veronës, por pavarësisht tentativave të shumta, portieri Silvestri u tregua spektakolar në disa raste dhe arriti të mbajë portën të paprekur në pjesën e parë.

Goli i barazimit për Interin do të vinte vetëm në minutën e 68’, kur pas një krosi të Lazaros në zonë, Vecino kërceu më lart se të gjithë dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë, duke rindezur entuziazmin dhe besimin te të tijtë.

Conte hodhi në fushë edhe Candrevën e Espoziton për të freskuar repartin e avancuar, por goli i avantazhit erdhi vetëm në minutën e 83-të, kur Nicolo Barella bëri gjithçka mirë në mesfushë dhe lëshoi një goditje nga jashtë zonës duke çuar topin në trekëndëshin e portës së Silvestrit.

Minutat në vijim nuk sollën asgjë për t’u shënuar, teksa zikaltrit me këtë fitore ngjiten në krye të renditjes me 31 pikë, dy më tepër se Juventus që do të luajë ndeshjen e tij nesër përballë Milanit në “Allianz Stadium”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Ngjarje e rëndë në Korçë, i riu rrihet me sende të forta në një lokal

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Korçës. Një i ri është plagosur...

Aksident në Lushnjë, makina përplas për vdekje një person (Emri)

Një person ka humbur jetën në një aksident në Lushnjë. Sipas raportimeve të para, ngjarja ka ndodhur...

Koncesioni i pompave, Shehaj: Të hetohen lidhjet me vëllain e Ramës

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka denoncuar sërish sot përmes publikimit të dokumenteve koncensionin për matësit e naftës. Në një postim në facebook, Shehaj...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...