Super grabitja në Rinas, Ermonela Felaj: Të rishikohen koncesionet

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “Balkanweb” se dy deputete të PS janë prononcuar për grabitjen e ndodhur në Rinas. Deputetja Ermonela Felaj tha në Komisionin e Sigurisë se ngjarja ishte shumë e rëndë dhe vë në dukje nevojën për rishikim të koncesioneve.

“Ngjarja ishte shume e rëndë. Ajo tregoi nevojën për rishikim të koncesioneve jo vetëm në aeroportin e Rinasit por edhe në vende të tjera. Edhe pse është e vështire, duhen marrë masa për rishikim të koncesioneve. Përgëzoj punën dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit”, tha Felaj.

Ndërsa deputetja Mimi Kodheli tha për ngjarjen se cenimi i sigurisë kombëtare është fjalë e madhe, por ngjarja në Rinas është e rëndë dhe duhet parë me seriozitet.

“Cenimi i sigurisë kombëtare është fjalë e madhe, por ngjarja e Rinasit është e rëndë dhe duhet parë me seriozitet”, u shpreh Kodheli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi