Sulmi në New York, Trump kërkon rishikimin e sistemit të pranimit të emigrantëve

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se i dyshuari për sulmin e djeshëm me bombë në New York, Akayed Ullah, vizën për në SHBA e kishte marrë në bazë të bashkimit familjar, ndërkohë i bëri thirrje Kongresit të rishikojë sistemin e dhënies së vizave të tilla.

Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë me shkrim në të cilën Presidenti Trump dënon ashpër sulmin e djeshëm me bombë në qendër të New York-ut, në të cilën u plagosën të paktën tre persona dhe sulmuesi.

“Nga dita e parë e kandidaturës presidenciale, kam thënë se sistemi amerikan për migrantët duhet të rishikohet. Poashtu edhe i dyshuari për sulmin në New York në vendin tonë erdhi në bazë të bashkimit familjar, e cila aspak nuk është në përputhje me sigurinë kombëtare të SHBA-ve”, ka thënë Trump.

Duke theksuar se sistemi aktual amerikan i pranimit të emigrantëve nuk kërkon kontrolle të detajuara nga shumë vende, Trump ka thënë se administrata e tij ka filluar rregullimin e këtij sistemi dhe tashmë kanë vendosur kufizime për emigrantët nga tetë vende, përfshirë gjashtë vende me popullsi shumicë muslimane.

Trump gjithashtu, tha se personave të përfshirë në aktivitete terroriste duhet t’u shqiptohen dënimet më të ashpra, përfshirë edhe ato me vdekje.

Nga ana tjetër, përmes një deklarate me shkrim opinionit i është drejtuar edhe familja e të dyshuarit, e cila u publikua nga përfaqësuesi njujorkez i Këshillit Amerikan të Bashkëpunimit Islamik (CAIR), Albert Fox Khan.

Duke dënuar ashpër sulmin terrorist, familja e sulmuesit të dyshuar pretendon se policia e New York-ut i kishte trajtuar ata në një mënyrë të papranueshme.

“Jemi të trishtuar sepse fëmijët katërvjeçarë u dëbuan nga shtëpia në të ftohtë dhe për shkak se një anëtar i mitur i familjes u mor në pyetje në shkollë pa praninë e avokatit”, thuhet në deklaratë.

Familja shpreh besim të plotë në sistemin e drejtësisë të SHBA-ve dhe kërkon që të zbulohen të gjitha detajet e sulmit të djeshëm./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi