BOTA

Sulmet islamofobike në Sri Lankë, digjet një fabrikë e muslimanëve

Spread the love

Grupet anti-islame kanë djegur një fabrikë e cila menaxhohej nga muslimanët në pjesën veriore të kryeqytetit të Sri Lankës, Kolombo.

Në një lajm të publikuar nga BBC në lidhje me ngjarjen, janë paraqitur pamje ku tregohet situata e objekteve të shkatërruara dhe të djegura që ndodhen brenda fabrikës.

Ndërkaq, kryepeshkopi i Sri Lankës, kardinali Malcolm Ranjith, duke dënuar sulmet anti-islame të cilat kanë shënuar rritje në të gjithë vendin pas incidenteve terroiste me 21 prill, u ka bërë thirrje për unitet të gjitha grupeve etnike dhe fetare në vend.

Ai theksuar nevojën e ndalimit të sulmet ndaj muslimanëve sa më parë.

“Mos kini frikë nga sulme të tilla keqdashëse dhe tregohuni të duruar”, tha kardinali Ranjith duke iu drejtuar muslimanëve, duke shtuar se Sri Lanka është një tërësi së bashku me tamilët, muslimanët, të krishterët, budistët dhe hindusët.

“Së bashku duhet të ndërtojmë një Sri Lankë të re ku do të jetojnë së bashku të gjitha racat dhe fetë. Ngjarjet më 21 prill janë shënuar si një faqe e keqe në historinë tonë, por tani kemi arritur të kontrollojmë ndjenjat tona dhe të ringjallemi në unitet. Ju lutem, të mos lejojmë që kjo situatë të na dalë jashtë kontrollit”, shtoi ai.

“Vërejmë se disa grupe sulmojnë dyqanet dhe vendet e adhurimit. Ne duam që ata të distancohen nga këto veprime. Ne e dimë se këto grupe janë të lidhura politikisht. Ne i bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë të mbajnë nën kontroll mbështetësit e tyre dhe të mos lejojnë që ata të veprojnë në kundërshtim me ligjin”, tha më tej Ranjith në lidhje me sulmet ndaj xhamive dhe dyqaneve të muslimanëve.

Pas sulmeve terroriste ndaj kishave dhe hoteleve në ditën e pashkëve në Sri Lankë, janë rritur sulmet kundër muslimanëve, si dhe faltoreve dhe objekteve të tyre. Dje, pasi një grup anti-islam në qytetin Puttalam vrau me thikë një 45-vjeçar musliman, mëngjesin e sotëm njoftohet se në rajon është shpallur orë policore. Edhe javën e kaluar, grupe anti-islame shkatërruan xhamitë dhe dyqanet e muslimanëve në qytetin Chilaw.

Kujtojmë se të dielën e pashkëve, më 21 prill, në orët e para të mëngjesit në Sri Lankë u kryen sulme ndaj një kishe në Batticaloa, ndaj kishave St. Anthony’s në Kochchikade dhe St.Sebastian në Katana si dhe ndaj hoteleve me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Kolombo. Autoritetet kishin njoftuar për 253 persona të vdekur si pasojë e sulmeve.

Related posts

Dy dëshmorë të tjerë në protestat në Gaza, njëri me aftësi të kufizuara

dritatv

Turqia dhe SHBA nisin patrullim të përbashkët në Munbixh

dritatv

Gabriel: Gjermania mbështet zgjidhjen me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë

dritatv

Leave a Comment