Sulm terrorist në Tunizi, 9 të vdekur

Të paktën 9 policë kanë humbur jetën sipas vlerësimeve të para në sulmin terrorist të ndodhur në krahinën Jendouba në veri të Tunizisë.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Tunizisë, forcat e sigurisë me detyrë në Njësitë e Gardës Kombëtare të Ministrisë së Brendshme, ishin shënjestër e sulmit terrorist në rajonin Gar ed-Dima të krahinës Jendouba.

Ndaj dy automjeteve ku ndodheshin pjesëtarët e forcave të sigurisë është kryer një sulm me bombë në një rajon malor në afërsi me kufirin e Algjerisë. Theksohet se pas kësaj një grup i armatosur ka hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë. Sipas vlerësimeve të para të paktën 9 pjesëtarë të sigurisë kanë humbur jetën.

Tunizia në vitet 2015-2016 ishte skenë e shumë sulmeve terroriste ku humbën jetën turistë të huaj dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi