Sulm ndaj spitalit të fëmijëve dhe vendbanimeve në Idlib, 17 të vdekur

 

Të paktën 17 civilë humbën jetën si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve luftarakë të regjimit të Bashar Al Asadit në Siri, ndaj një spitali të fëmijëve dhe vendbanime në “zonën e deeskalimit” të Idlibit.

Sipas njoftimeve të gazetarëve të AA-së në Idlib, avionët luftarakë të regjimit kanë shënjestruar vendbanimet civile në disa fshatra të Idlibit.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e Mbrojtjes Civile të Idlibit, edhe Spitali i Fëmijëve Nur në Teftenaz ka qenë shënjestër e bombave. Në këtë sulm humbën jetën 5 civilë prej të cilëve 3 fëmijë, ndërsa spitali u shkatërrua. Në sulmet në Teftenaz humbën jetën të paktën 13 civilë, në Ariha 2, ndërsa në Binnesh dhe Ram Hamdan nga një civil.

Të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet përreth për trajtim, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë punimet e tyre.

Ndërkohë në sulmin e mbrëmjes së ditës enjte në fshatin Zerdene të Idlib, kishin humbur jetën të paktën 42 civilë.

Idlibi, nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në pjesën veriperëndimore të Sirisë, u shpall “zonë e deeskalimit” në takimin e mbajtur më 4-5 maj 2017 në Astana. Pavarësisht kësaj, regjimi sirian dhe Rusia vazhdojnë të ndërmarrin sulme ajrore në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi