Sulm me koktej molotovi ndaj konsullatës turke në Cyrih

Persona të paidentifikuar kanë kryer sulm me koktej molotovi ndaj ndërtesës së Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Cyrih të Zvicrës.

Konsullja turke Asiye Nurcan İpekçi, në një deklaratë për AA lidhur me rastin, tha se sulmi ka ndodhur në orën 02:51.

Ajo rikujtoi se konsullata është sulmuar edhe më parë dhe shtoi se ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër aktin.

İpekçi tha se policia i ka informuar për tre të rinj të arrestuar në lidhje me sulmin.

“Ende nuk na kanë dhënë informacione në lidhje me këta persona. Mendojmë se rasti do të zbardhet në ditët në vijim”, tha İpekçi, e cila shtoi se ndërtesa nuk ka pësuar dëme, pasi njëri nga koktejtë nuk është ndezur, ndërsa tjetri është shuar pasi ka goditur rrethojen.

Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Cyrih, e shndërruar në cak të organizatave terroriste, është sulmuar gjashtë herë në 2,5 vitet e fundit.

Më 1 maj të vitit 2017, disa persona të maskuar sulmuan me ngjyrë konsullatën dhe shkruan në ndalesën e autobusëve përballë dhe në një ndërtesë tjetër mbishkrimin “Kill Erdogan” (Vriteni Erdoğanin).

Më 29 janar të vitit 2018 disa persona të panjohur tentuan t’i vinin flakën automjetit të shërbimeve të konsullatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi