Sulm me bombë në Al-Bab, disa të vdekur

Të paktën 8 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me autobombë në qarkun Al-Bab të Halep-it në veri të Sirisë.

Sipas njoftimeve të gazetarëve të AA-së në Al-Bab, sulmi ka ndodhur në afërsi të Xhamisë së Madhe në qendrën e Al-Bab, e pastruar nga organizata terroriste DEASH në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, të zhvilluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS).

Ammar Selmo, drejtor i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) në Halep, në deklaratën e tij për AA, tha se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 8 civilë, ndërsa janë plagosur 20 të tjerë.

Ai tha se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe se kanë shqetësim se numri i të vdekurve mund të rritet.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.

Al-Bab më 23 shkurt 2017 ishte pastruar nga organizata terroriste DEASH, në kuadër të operacionit “Mburoje e Eufratit” të filluar nga Forcat turke dhe ULS./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi