Sulm me armë në Gjermani, raportohet për dy të vdekur

Një sulm me armë zjarri është regjistruar në Gjermani, ku raportohet për dy persona të vdekur. Ngjarja ndodhi jashtë sinagogës në Halle, në pjesën lindore të Gjermanisë.

‘Tgcom’ shkruan se ka dyshime që persona të tjerë mund të kenë ngelur të plagosur.

Fill pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit, ndërsa policia i është vënë pas për kapjen e tij. Aktualisht nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. Ndërkohë, Policia ka këshilluar banorët që të shmangin zonën dhe të qëndrojnë brenda.

Sot për këtë qytet ka qenë një ditë e shenjtë, pasi është festa e Yom Kippur (festë hebreje), një ditë pushimi, agjërimi dhe lutje, që cilësohet si dita më e shenjtë e vitit për hebrenjtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi