Sulm i armatosur në Meksikë, vriten gjashtë policë

 

Të paktën gjashtë policë janë vrarë në një sulm të armatosur në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City.

Ministri i Brendshëm, Gustavo Rodriguez Jangera, konfirmoi vrasjet, duke thënë se bëhet fjalë për policë trafiku, ndërkohë që porositi se autorët e vrasjeve nuk do të mbeten të pandëshkuar.

Janguera nuk zbuloi informacione për rrethanat në të cilat janë vrarë policët, por mediat meksikane raportojnë se sulmuesit gjuajtën nga një automjet në lëvizje.

Policia është në kërkim të sulmuesve akoma të panjohur./Drita tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi