Sulm i armatosur ndaj një shkolle në SHBA, të paktën 17 të vdekur

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të armatosur të kryer nga Nikolaus Cruz (19) ndaj një shkolle të mesme në qytetin Broward të shtetit Florida të SHBA-ve.

Sherifi i Broward, Scott Israel, në llogarinë e tij në Twitter, dha deklaratë në lidhje me sulmin e ndodhur në Shkollën e Mesme Stoneman Douglas.

Ai duke treguar se nga incidenti kanë humbur jetën të paktën 17 persona, theksoi se sulmi në fjalë është kryer nga Nikolaus Cruz, një nga ish-nxënësit e shkollës.

Ndërsa disa zyrtarë policor të cilët kanë folur për shtypin amerikan, njoftuan se sulmuesi është arrestuar jashtë kampusit.

Pas sulmit i cili ka ndodhur pas mesditës sipas kohës lokale policia menjëherë ka intervenuar, ndërsa shkolla e mesme është mbyllur dhe nxënësit janë evakuar pas incidentit.

Nuk u dha informacione për gjendjen e të plagosurve të dërguar në spital. Ndërsa hetimi i Byrosë Federale e Hetimit (FBI) vazhdon.

– Mesazh nga Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili u informua në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me incidentin, disa orë pas incidentit bëri një postim në Twitter.

“Lutjet dhe ngushëllimet tona janë me familjet dhe të afërmit e personave të cilët kanë humbur jetën në sulmin e tmerrshëm në Florida. Asnjë nxënës, mësues ose ndonjë tjetër nuk duhet të ndjejë veten i pasigurt në një shkollë amerikane”, ka shkruar Trump./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi