Sugareski: Do të nënshkruhen dy anekse për autostradën Kërçovë-Ohër

“Kompanisë kineze “Sinohidro” sipas të gjitha gjasave do t’i propozojmë dy anekse të marrëveshjes për autostradën Kërçovë-Ohër. I pari do të jetë për vazhdim të afatit për ndërtim edhe për tre vite, ndërsa i dyti për shumë plotësuese për ndërtim pa leje”, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

“Për shumë plotësuese ende po negociohet dhe prandaj sipas të gjitha gjasave do të shkohet me dy ankese të marrëveshjes. I pari do të jetë vetëm me vazhdim të afatit dhe sipas të gjitha gjasave do të nënshkruhet deri më 31 janar të vitit të ardhshëm kur skadon afati për ndërtim të autostradës, e më pas do të pasojë aneksi për shumë plotësuese”, tha Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjet në konferencën e sotme për shtyp në Agjencinë për kadastër të patundshmërive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se nuk është e saktë se shteti u ka para borxh kompanive të cilat punojnë në autostradë, ndërsa për ndërtimin e autostradës drejt Shqipërisë theksoi se derisa vlerësohet se është në rregull dokumentacioni projektues nuk do të thuhen afatet.

“Pa një dokumentacion të mirë projektues vetëm do të nënshkruajmë anekse të marrëveshjeve për ndërtim të rrugëve. Prandaj nuk dëshiroj të konkretizoj datë kur do të fillojë ndërtimi i kësaj rruge dhe rrugës drejt Bllacës./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi