Suedi, dënohet një politikan për fyerje ndaj muslimanëve

Një politikan në qytetin Södertälje të Suedisë, njëherësh anëtar i Demokratëve të Suedisë, parti e ekstremit të djathtë, është dënuar me 40 ditë burgim për ofendim ndaj Islamit dhe muslimanëve.

Politikani i partisë që njihet për qëndrimin e saj kundër migrantëve u dënua pasi shpërndau në rrjetin social Facebook një postim të një grupi racist në të cilin thuhej se “Të gjithë muslimanët janë terroristë”, raportoi gazeta suedeze Expo.

Ndaj tij u hap padi me akuzën e kryerjes së “krimit të urrjejtes”.

Gjykata në Södertälje e ka dënuar politikanin, emri i të cilit nuk është shpalosur në lajmin e gazetës, me 40 ditë burgim, të cilat gjykata i ka shndërruar në gjobë prej 2.000 kronësh (190 euro).

Ndërkaq, Gjykata e Lartë e ka miratuar vendimin e gjykatës lokale pas ankimimit të parashtruar./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi