Sudan, 6 ushtar vriten në përleshje me protestuesit

Gjashtë ushtarë sudanezë kanë humbur jetën në përleshjet me protestuesit në provincën Kordofani Jugor në Sudan, njoftoi këshilli ushtarak në pushtet.

Duke folur në një konferencë shtypi në Kartum, nënkryetari i Këshillit Ushtarak Kalimtar, Mohamed Hamdan Daqlo, tha se vdekjet kanë ndodhur në ditët e fundit.

Ai gjithashtu njoftoi për përplasje midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në provincën perëndimore Darfur në një rast që ai e përshkroi si përpjekje për të vjedhur miliarda paundë sudanezë nga depot që i përkasin Forcave të Shpejta Mbështetëse (RSF).

Daqlo konfirmoi se këshilli ushtarak dhe opozita kanë rënë dakord të formojnë një këshill të përbashkët kalimtar dhe të hapin rrugën hekurudhore dhe rrugët kryesore që çojnë në kampin ku po mbahen protestat para selisë së ushtrisë në kryeqytetin Kartum.

“Ne po punojmë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Aleancën e Ndryshimit dhe Lirisë, por gjithashtu duam që jeta e qytetarëve të tjerë të mos pengohet”, tha ai.

“Ne duam që ushqimi dhe shërbimet të ofrohen për njerëzit në provincat jashtë Kartumit, kështu që nuk do të lejojmë që ky kaos të vazhdojë”, tha ai.

“Është e papranueshme që civilët të marrin rolin e policisë dhe ushtrisë duke vënë barrikada dhe pika të kontrollit në rrugë,” tha Daqlo.

Ndryshe, më 11 prill, ushtria sudaneze njoftoi rrëzimin e presidentit Omar al-Bashir pas muajsh të demonstratave popullore kundër sundimit të tij 30-vjeçar.

Këshilli Ushtarak Kalimtar aktualisht është duke mbikëqyrur një periudhë dyvjeçare të “tranzicionit”, gjatë së cilës është zotuar të mbajë zgjedhje presidenciale.

Opozita, megjithatë, ka vazhduar të organizojë demonstrata masive për të kërkuar që këshilli ushtarak në pushtet t’ia dorëzojë pushtetin një qeverie civile.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi